“As me 30 helikopterë nuk shuhen zjarret”/ Peleshi irritohet me gazetarët për infrastrukturën fton qytetarët të spiunojnë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një deklaratë për mediat është shfaqur tejet i irrituar ndaj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me mjetet e pakta që kanë në dispozicion në lidhje me shuarjen e zjarreve ku mungojnë helikopterët.

Ai iu drejtua se as me 30 helikopterë nuk zgjidhet kjo situatë, pasi shteti nuk ka mundësi të tilla financiare dhe se problemi qëndron zjarrvënia e qëllimshme.

“Jemi të varfër e do të jemi shumë më të varfër në raport me superfuqi si Turqia, e kam fjalën në raport me fuqinë ushtarake, për sa i takon këtyre situatave. Natyrisht kjo shkon paralalisht me gjithë shoqërinë me bashkëpunimin komunitar. Kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme”, tha Peleshi.

Ai kërkoi bashkëpunimin me qytetarët për denoncimin e rasteve kur zjarret vendosen në mënyrë të qëllimshme. “Të mos e quajmë spiunllëk, por qytetarëi informacionin e dyshuar. Ata i dijnë edhe me emra, i kemi ndaluar disa prej tyre. Nuk dua të heq asnjë lloj përgjegjësie të struktruave tona, por duhet të mirëkuptoni se ka limite çdo shtet, nuk e solla kot Italinë dhe Turqinë. Na ndihmoni edhe ju si një pjesë e fuqishme e opionint publik. Unë ndjek edhe politikën në vendet e tjera, por nuk kam parë komente apo le të themi histeri kundër atyre që janë në vijën e parë të frontit”, tha Peleshi.

Pjesë nga deklarata e Peleshit

Shtuar edhe kushtet atmosferike. Rreth tre katër fshatrave ka pasur flakë e zjarre të shumta. Jemi përpjekur të mos kemi banesa të djegura, sidomos në fshatin Asim Zenel, flakët kanë rrethuar fshatin, por në fund ia kemi dalë. Tani që flasim vatrat janë fikur ka vetëm vatra të vogla pa rrezik. Në Pashaliman e konsideruam të fikur zjarrin në orën 20:00. Por më vonë vatra u riaktivizua sërish. Ka kaluar më e keqja, por po punojmë akoma. Bëhet fjalë për një bazë ushtarake, e kjo e rrit rëndësinë që ka. Vatrat më të rrezikshme janë në Karaburun. Është djegur një faqe e malit, rreziku është prekja e Parkut të Llogarasë.

Kemi tre helikopterë në punë, po punohet në disa drejtime për të mos lejuar avancimin e vatrave të zjarrit. Që në krye të herës i kemi kërkuar kërkesë për mbështetje shteteve fqinje dhe shteteve të tjera, si Italinë, Greqinë, Turqinë, Çekinë, Ukrainën. Holanda është përgjigjur në mënyrë bujare dhe sot presim të sjellë një ekip të sajin te ne për të na mbështetur nga zjarret. Do të jemi shumë të varfër në raport me Turqinë, që nuk kanë t’i bëjnë këtyre situatave, nuk parandalohen 100%. Jam i bindur që kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, ato eliminohen si përgjigje e gjithë shoqërisë, që duhet ta quajnë qytetari e jo spiunllëk për zjarrvënësit. Kemi emra, kemi arrestime, për disa ka prova edhe vatrat sa më herët të lajmërohen aq më mirë është. S’dua të heq përgjegjësitë që kemi ne, për të qenë më të shkathta.

Ka limite çdo shtet, sado i fuqishëm të jetë një shtet, nuk ka kapacitete për të përballuar këto situata. Nuk punohet me mjete rrethanore. Nuk është ndihmë të përdorim nota pezhorative për ushtarin.

E kam fjalën për opozitën. Vlen më tepër të merremi faktin se si ka mundësi që në një moment të ndizen 10 vatra zjarri brenda një makine. Edhe për zjarrin e Karaburunit kemi emra, kam marr garanci dhe nga ministri i Brendshëm që do të ketë ndalime. Janë ndërruar tre veta, ka të dhëna të mjaftueshme për të vërtetuar që zjarret janë të qëllimshme.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT