Yuri Kim i kërkoi Bashës largimin tuaj? Berisha habit: Shqiptarëve u them mos hani…
Ish-kryeministri Sali Berisha siç kishte paralajmëruar organizoi një konferencë për shtyp për të folur lidhur me çështjen e shpalljes non-grata nga SHBA.
Ai tha se ka dorëzuar në Gjykatën e Parisit padinë për shpifje, pas akuzave që sipas tij janë trillime nga kryeministri Edi Rama dhe George Soros.
“Avokati im ka dorëzuar padinë time për shpifje në Gjykatën e Parisit. Pas vendimit të Sekretarit të Shtetit amerikan, Anthony Blinken, për të më shpallur mua dhe familjen time non-grata, unë autorizova avokatin tim të ngrejë padi për shpifje. Avokati javën që kaloi dorëzoi këtë padi dhe ju do merrni dëshminë e dorëzimit të saj. Sipas avokatit tim, kjo padi bazohet në precedentë të tjerë të mëparshëm, se kur bëhet fjalë për shpifje nuk ka imunitet, nuk përdoret si mburojë.
Në këtë Gjykatë do dorëzojmë çdo fakt e dokument. Dua t’ju informoj se sot pas 77 vitesh jetë, është hera e parë që i drejtohem një gjykate, kurrë nuk e kisha imagjinuar se do ngrija padi ndaj Sekretarit të një shteti që unë e admiroj kaq shumë. Dua të mbroj dinjitetin tim dhe të familjes time.
Padia ndaj meje bazohet në shpifje e trillime ndaj meje nga George Soros dhe Edi Rama,” tha Berisha.
Ai u pyetr edhe me kërkesat e Yuri Kim për kryetarin e PD, Lulzim Basha, për ta larguar nga grupi parlamentar.
“Së pari do shpreh mendimin tim se ambasadorja Kim është unike në botë, si ambasadore që pasi ka lavdëruar një masakër zgjedhore, kërkon t’i diktojë këtij vendi se kush duhet apo kush nuk duhet të futet në Kuvend.
Shqiptarët kanë hëngër bar dhe kanë vdekur nga bari, kanë ngrënë mish të ngordhur dhe kanë vdekur nga mishi i ngordhur, se për të shpëtuar njeriu ça nuk bën. Gjithçka po bëj që shqiptarët mos të hanë bar, dhe mos t’u ofrohet bari, është transparenca. Unë po ju ofroj transparencë. Ta dini mirë se nuk ka forcë në botë që të më imponojë përveç transparencës qëndrim tjetër përveç këtij që kam,” tha Berisha.