A i druhesh tradhtisë nga Basha? Berisha zbulon çfarë i kërkoi kryedemokrati

Sali Berisha mbajti sot konferencën për shtyp që kishte paralajmëruar ku foli për kërkesën e ambasadores amerikane Yuri Kim për ta larguar atë nga PD.

I pyetur nëse i druhej ndonjë tradhtie nga kryetari i PD, Lulzim Basha, Berisha zbuloi se çfarë i ka kërkuar kryedemokrati ambasadores.

“Kryetari i PD ka kërkuar në takimin me Kim, transparencë. Por ata që nuk bëjnë transparencë dhe ofrojnë barin shqipotarëvbe kanë provblem madhor dhe kanë frikë nga e vërteta. Një fakt të paraqitet dhe unë marr vendimet e mia. Qëndroj i vendosur që të më imponojë një qëndrim tjetër veç këtij që kam shpallur. Sa i përket asaj që pyetët ju, për rekorde kriminale, cilido që akuzon pa fakte ka probleme me karakterin.

Kam qenë në një vend mik para pak vitesh, më priti kryetari i parlamentit. Ishte black-listuar njësoj si Berisha. Si ai ishin edhe të tjerqë.

Përballje me Soros! Ata fituan dhe zgjedhjet më vonë. Ai drejtonte parlamentin i keqardhur, se nuk ka njëri që nuk ka keqardhje kur vjen një vendim nga një vend që e admiron. Basha ka kërkuar gjatë gjithë takimit, fakte, prova, dokumente,” tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT