Dy arushë, fotografi dhe fjalë rrëqethëse! Mesazhi në memorialin e familjes Gushi: Janë katër ëngjëj që… (Video dhe Foto)

Të afërm të familjes Gushi kanë ndërtuar një memorial në kujtim të katër anëtarëve të familjes Gushi që humbën jetën në aksidentin fatal në autostradën Fier-Vlorë, në Cerkovinë.

Përmes epitafit kushtuar familjes Gushi, familjarët kanë dhënë mesazhin sensibilizues drejtuar drejtuesve të automjeteve për të respektuar sinjalistikën rrugore duke respektuar normat e shpejtësisë.

Në mesazhin e dhënë është shkruar: “O njerëz të mirë e ju kalimtarë, ndaloni pak caste këtu mbi gur janë katër ëngjëjt tanë që padrejtësisht u shuan. Atë ditë të premte këtu kaluan. Në këtë rrugë kur kaloni, ndalni hapa e qëndroni se është shpirti i vendit tanë, që me gjak vendin e lanë”, shkruhet në memorial.

Kujtojmë se dy bashkëshortët dhe dy vajzat 14 dhe 9 vjece, u ndanë nga jeta pas një përplasje të tmerrshme në këtë aks rrugor.

Aksidenti u shkaktua nga një makinë “Audi” ku udhëtonin tre të rinj, të cilët lëviznin me shpejtësi të madhe dhe goditen mjetin “Toyota” ku udhëtonte familja nga Patosi./Gazeta Shqip

Dy arushë, fotografi dhe fjalë rrëqethëse! Mesazhi në

 

 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT