Ngrohja globale: Shqipëria, rrezikon furnizimin me ushqim në vitin 2050
Sipas një harte të re të përpiluar nga Organizata Botërore e Ushqimit, Shqipëria gjendet në mesin e shteteve të cilat janë të rrezikuara nga furnizimi me ushqime në vitin 2050, në një nivel afër atij alarmant. Krahas vendit tonë, pjesa më e madhe janë vendet afrikane, amerikanojugore dhe aziatike. Ndërsa Europa nuk rrezikohet, tjetër panoramë shfaqet në Ballkan.Ngrohja globale ndikon jo vetëm në kushtet klimatike, por edhe në mënyrë indirekte në shëndetin e bimëve. Një problem që Organizatat e huaja e konsiderojnë si shumë të rëndësishëm është nevoja për të ndryshuar zakonet tona të ngrënies. Kjo, sepse ngrohja globale dhe të tjera rreziqe që i kanosen globit kanë ndikuar në pakësimin deri në zhdukje të disa lloje ushqimesh bazë.Harta e ofruar nga Organizata Botërore e Ushqimit tregon vendet më të rrezikuara nga pakësimi i ushqimeve, ndër të cilat Ballkani do të ndikohet, krahas vendeve të kontinentit afrikan apo ato të Amerikës Jugore.
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!