Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentuan të arratisen nga burgu 313! Përdorën një çarçaf për të kaluar në…

Ka dështuar tentativa arratisjes të dy të burgosurve nga burgu 313. Kjo tentativë është ndërmarrë nga Arbër Çekaj i dënuar pak kohë më parë për sasinë rekord të drogës kapur në magazinën e tij në Maminas.
Të njëjtat burime i thanë Top Channel se personi i dytë është Fatmir Pjetri.
Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri kanë shfrytëzuar moentin e ajrosjes dhe më pas kanë tentuar të hidhen përmes çarçafëve në shesh pushim e hyrjes së administratës.
Por tentativa e tyre ka rezultuar pa sukses. Ata tashmë do të përballen me akuzën e tentativës së lartimit nga vendi vuajtjes së dënimit./Top Channel