Spahiu provokon të djathtët: Çdo kauzë i motivon shqiptarët, por jo PD-erat

Juristi Kreshnik Spahiu ka provokuar Partinë Demokratike me një status që ka bërë pak minuta më parë në Facebook.
Duke lidhur faktin që shqiptarët janë duke protestuar për Bregoviçin, më herët për të vrarët në Palestinë apo dhe për Teatrin Kombëtar, por jo për 25 prillin, për Spahiun do të thotë diçka.
Sipas tij ose ato zgjedhje kanë qenë të lira, ose opozita nuk nxjerr dot 1000 qytetarë në shesh. “Çdo kauzë i motivon të dalin në shesh, por jo PD-erat”, shkruan ai në rrjete sociale.
