FOTOT/ Kepi Rodonit, parajsa mbi tokë apo kosh plehrash! (Pse duhet të tregohemi kaq të pakujdesshëm?!)

Kepi Rodonit ka qenë një ndër plazhet e preferuara për shumë nga ata që duan të kalojnë një ditë të qetë dhe ku gjejnë rërë dhe ujë të pastër.
Teksa kalon Gjirin e Lalzit dhe ecën rrugën gjarpëroshe, të shfaqet pamja fantastike e këtij xhepi në detin Adriatik, ku gjenden edhe sot rrënojat e një kalaje të ndërtuar nga Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Sot nuk duam të ndalemi të historia e kësaj zone, por tek ajo çka shohim sapo mbërrijmë në këtë perlë të Adriatikut, plehrat. Kudo ka plehra!
Nuk përputhet aspak pamja që të ofron deti me atë çka ka lenë njeriu pranë tij.
Plehrat të lëna nga pushuesit, por edhe nga ato pak biznese që ushtrojnë aktivitetin e tyre aty.
Plehra, gjasme të fshehura nëpër shkurre e cepa dhe që nuk munden të mos bien në sy mes natyrës që të ofron kjo zonë.
Këto mbetje nuk janë lenë vetëm nga pushuesit por edhe nga ato pak biznese që punojnë në këtë zonë, të cilët mesaduket nuk kujdesen aspak për terrenin ku ushtrojnë aktivitetin e tyre.
Përveç plehrave bie në sy një tjetër ‘pushtime” nga vilat rezidenciale të ndërtuara së fundmi. As kjo pjesë e bregdetit nuk i shpëtoi ndërtimeve luksoze.
Të paktën largoni plehrat, ato që ndotin ambientin dhe shëmtojnë një nga terrenet gjeografike më të bukura shqiptare.
Entela Resuli/Dita







