Drejt shkrirjes PD e Korçës! Pas dorëheqjes së Andrea Manos, largohen dhe 51 drejtues të tjerë

Vijojnë rrjedhjet pranë degës së Partisë Demokratike në Korçë.
Pas dorëheqjes së kryetarit të PD-së në këtë qytet, Andrea Mano dhe anëtarëve të Kryesisë, sot ka ndodhur një tjetër dorëheqje masive. Bëhet fjalë për 51 kryetarë dhe sekretarë të grupseksioneve.
Ata janë të pakënaqur më drejtimin e PD-së nga Lulzim Basha dhe në mungesë të reflektimit të tij, kanë vendosur të largohen nga partia.