Toka në det për 20 mijë euro! Mediat serbe thirrje qytetarëve të tyre: Blini toka në Shqipëri janë të lira

30 sheshe në det dhe për 20,000 euro, kështu shkruajnë mediat serbe për Shqipërinë. Gazeta Blic e quan këtë vend Mali i Zi i ri që nga koha kur rusët u paguan atyre një çmim të majmë për çdo pëllëmbë tokë
Pas Greqisë, Turqisë, Malit të Zi dhe Kroacisë, bashkëqytetarët tanë po vizitojnë gjithnjë e më shumë bregdetin e Shqipërisë në kërkim të pasurive të paluajtshme në afërsi të bregdetit, por edhe në bregdet, shkruan gazeta serbe.
Sipas gazetës, Shqipëria konsiderohet një mundësi e mirë investimi për turizëm pasi sipas saj “30 metër katror në breg të detit mund të blihen me 20 mijë euro”, një çmim i mirë ky krahasuar me Turqinë, Kroacinë apo Malin e Zi.
Siç është Shqipëria, dhe duket se ajo është ende e vlefshme për një vend në rajon me çmime shumë të ulëta për metër katror, përveç faktit që pasuritë e paluajtshme blihen për pushime, blihen edhe si investim, duke llogaritur se tregu do të arrijë edhe këtu./Gazeta Shqip