Goran Bregoviç! “Kurthi” i hedhur në oqeanin e mediave shqiptare ku “ngecën”, politikanë dhe artistë

Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregoviç, në festën e Birrës në Korçë ka irrituar shumë këngëtarë dhe jo vetëm. Një nga një, artistët shqiptarë kanë deklaruar publikisht se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregoviç. Pavarësisht thirrjeve, Bashkia Korçë nuk ka bërë hapa pas dhe ka deklaruar se koncerti do të zhvillohet.
Ditën e djeshme u zhvillua një protestë kundër këngëtarit serb, Goran Bregoviç! Këtë kishte parlajmëruar deputeti opozitar Kujtim Gjuzi. Mirëpo thirrjes së tij nuk i është përgjigjur askush përveç 3 personave, mes tyre edhe kolegu i tij Selami Jenishehri.
Ata lëvizën përgjatë pedonales me një pankartë ku shkruhej: Gregor Bregoviç nuk je i mirëpritur në festën e Birrës. Nëse kërkon ndjesë për të kaluarën, të falim. Por gjatë protestës së Gjuzit ka pasur një moment ku përveçse njerëzit nuk i janë bashkuar thirrjes së tij, por e kanë akuzuar atë si vegël të kryeministrit Edi Rama.
Goran Bregoviç dikur ai ka qenë pjesë e grupit të famshëm “Bijelo Dugme” që ka performuar edhe në Kosovë në kohën e ish-Jugosllavisë. Shqiptarët e Kosovës e akuzojnë atë për këngë që kanë frymëzuar masakrat serbe në Kosovë me këngën “Kallashnikov”.
Bregoviç në vitin 1983 me grupin e tij kishte kënduar një këngë të titulluar “Kosovska” edhe në gjuhën shqipe. Vargjet e këngës janë të qarta dhe nuk ka fjalë të shkruajtura për Kosovën.
I gjithë ky zjarr i cili ka “marrë flakë” jo në tokat shqiptare, por në rrjetet sociale duket si një karrem hedhur për largimin e vëmendjes nga “Ballkani i Hapur”.
“Open Balkan” është iniciativë e kryeministrave Rama, Zaev dhe presidentit Vuçiç e cila mori një mori kritikash pasi e pranishme nuk ishte Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja. Por duket se “karremi” më i mirë për të shmangur këto debate ishte ardhja e Goran Bregoviç.
Në një intervistë për AFP, Bregoviç ka thënë se “Në Ballkan të jesh patriot, të kushton shumë. Ata duan vetëm ushtarë”.
Goran Bregovic, i lindur nga babai kroat e nëna serbe, ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë më këngën “Pucaj”.
Mohoi tërë jetën kombin e vet kroat. I këndonte kallashit serb që vriste popullatën kroate e shqiptare.
Gjithashtu dhe bashkëpunimi që ai ka patur me regjisorin serb, Ermir Kusturica i cili njihet për nacionalizmin e tij dhe deklarata provokuese kundër Kosovës dhe shqiptarëve./Gazeta Shqip