Pamje të llahtarshme/ Automjetet kalojnë poshtë malit që digjet në tunelin e Kalimashit (FOTO)

Ministria e Mbrojtjes informoi sot mbi situatën e zjarreve në gjithë territorin e Shqipërisë.
Forcat janë përqendruar në zonën e tunelit të Kalimashit, ku si pasojë e erërave të forta dhe terrenit zjarri është përhapur drejt fshatit Shëmri, ndërsa në vendin e quajtur Qafa e Kumbullës është bërë i mundur izolimi i flakëve.
Në fshatin Trull, ku rrezikoheshin stane situata është nën kontroll. Për qetësimin e zjarrit do të bashkëpunohet edhe me forca ndihmë nga Kosova.
Në pamjet e siguruara nga Gazeta Shqip duket që situata është tepër serioze.