3 milionë lekë një lopë! Murrizi e dërgoi në SPAK, reagon Edmond Panariti: Është qesharake të paditësh pa…

“Korrigjo shënjestrën e opozitarizmit Z. Murrizi”! shkruan ish ministri i bujqësisë në reagimin e tij pas denoncimit në SPAK nga deputeti Myslym Murrizi. Deputeti Murrizi dërgoi sot në SPAK dy tendera abuzues si pas tij që janë dhënë në bashkinë Lushnje.
Murrizi ka akuzuar në SPAK ish ministrin Panariti, sekretarin e tij dhe 3 kompani. Panarit me anë të një statusi në “FacebooK” shkruan se Padi për diçka që nuk ka ndodhur kurrë ! Pra një padi për diçka që nuk ekziston!
Sepse nuk ka patur, dhe nuk ka tender të organizuar nga Ministria e Bujqësisë për sistem të vaditjes me pika me ujë të lumit Shkumbin për Bashkinë e Divjakës, siç deklaron prej kohësh paditësi opozitar i opozitës!
Nuk ka, shkruan Panariti.
Postimi i plotë i Panaritit:
U njoha me padinë më unike në botë ndaj Ministrisë së Bujqësisë të kryer nga opozitari i opozitës Murrizi .
Padi për diçka që nuk ka ndodhur kurrë !
Pra një padi për diçka që nuk ekziston!
Sepse nuk ka patur, dhe nuk ka tender të organizuar nga Ministria e Bujqësisë për sistem të vaditjes me pika me ujë të lumit Shkumbin për Bashkinë e Divjakës, siç deklaron prej kohësh paditësi opozitar i opozitës!
Nuk ka!
Kjo është lehtësisht e verifikueshme
Pra është qesharake të paditësh pa objekt padije.
I vetmi investim madhor i realizuar në Sistemin Kombetar të Vaditjes , ka qenë ai i Bankës Botërore, i kryer për infrastrukturën e digave dhe të kanaleve të para dhe të dyta të vaditjes.
Një ndër ndërhyrjet më të suksesëshme në sistem.
Dorëzuar me çelsa në dorë me funksione të plota vaditjeje, Bashkive përfituese që prej afër 5 vitesh .
Prandaj korrigjo shënjestrën e opozitarizmit tënd zoti Murrizi!
Kaq.