Njëri serb e tjetri grek! Këngëtarët e huaj që janë shpallur “non-grata” nga artistët shqiptarë

Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregoviç, në festën e Birrës në Korçë ka irrituar shumë këngëtarë dhe jo vetëm. Një nga një, artistët shqiptarë kanë deklaruar publikisht se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregoviç.
Pavarësisht thirrjeve, Bashkia Korçë nuk ka bërë hapa pas dhe ka deklaruar se koncerti do të zhvillohet..Por Goran Bregoviç nuk ka qenë këngëtari i vetëm i cili ka zgjuar debate për ardhjen e tij në Shqipëri.
Në vitin 2018 Notis Sfakianakis zvilloi një koncert në Pallatin e Kongreseve pavarësisht polemikave, pjesëmarrja në koncertin e këngëtarit ishte e madhe.
Ardhja e tij në Shqipëri shkaktoi jo pak polemika por ato mbetën vetëm në rrjetet sociale, ashtu si edhe në rastin e Goran Bregoviç.
Asokohe disa artistë të njohur shqiptarë, por jo vetëm, bënin thirrje për ta bojkotuar këngëtarin grek. Notis Sfakianakis njihet në Greqi si mbështetës i Agimit të Artë.
Ai pak kohë më parë bëri disa deklarata kundër shqiptarëve duke i cilësuar ndër të tjera edhe si racë inferiore, por një ditë para koncertit e mohoi duke fajësuar median, që sipas tij i kishin manipuluar deklaratat.
Duket se historia përsëritet sërish, jo me të njëjtin këngëtar, por kwsaj here me këngëtarin Goran Bregoviç,i cili spas mediave ka bërë këngë kundwr shqiptarëve dhe Kosovës.
Kujtojmë Goran Bregoviç, i lindur nga babai kroat e nëna serbe, ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë më këngën “Pucaj”. Mohoi tërë jetën kombin e vet kroat. /Gazeta Shqip