Covid-19 apo ftohje e zakonshme? Si ta kuptoni, ekspertja tregon simptomat tek fëmijët

Ftohja e zakonshme ka disa simptoma të njëjta me koronavirusin, kështu që nëse fëmija juaj sëmuret ndërsa viti shkollor fillon së shpejti, mund të jetë e vështirë të përcaktosh menjëherë nëse është Covid-19,  thotë analistja mjekësore e CNN, Dr Leana Wen.

Të rriturit ftohen rreth dy deri në tre herë në vit, ndërsa fëmijët edhe më shpesh, sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Shumica e njerëzve shërohen në 7 deri në 10 ditë nga ftohja, por mund të zgjasë më shumë nëse ata kanë sistem imunitar të dobët, vuri në dukje CDC.

Disa simptoma të përbashkëta të Covid-19 dhe ftohjes së zakonshme përfshijnë dhimbje të fytit, lodhje dhe dhimbje koke.

Kollitja është një tjetër simptomë e zakonshme e të dy viruseve, megjithëse sipas “Mayo Clinic”, kolla e Covid-19 tenton të jetë më e thatë.

Kur fëmijët kontraktohen me Covid-19, ata kanë tendencë të kenë simptoma më të buta se të rriturit, shtoi Wen.

“Unë do t’i inkurajoja prindërit që të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë, nëse ata kanë ndonjë simptomë që mund të jetë Covid-19,” tha ajo.

Simptomat specifike për Covid-19 përfshijnë humbjen e nuhatjes ose shijes, tha Wen.

Me disa raste të rënda të ftohjes së zakonshme, dikush mund të humbasë nuhatjen ose shijen për shkak të “kongjestionit të hundës” (bllokimi të hundës), shpjegoi ajo. Sidoqoftë, me Covid-19 ju shpesh humbni ndjenjën tuaj të nuhatjes ose shijes shumë shpejt dhe para kongjestionit të hundës, shtoi Wen.

Njerëzit që janë infektuar nga Covid-19 gjithashtu mund të vuajnë nga diarreja ose të vjellat, simptoma që nuk janë kurrë të pranishme nëse keni vetëm ftohje të zakonshme.

Covid-19 dhe ftohja e zakonshme shkaktohen gjithashtu nga viruse të ndryshme. Covid-19 është kontraktuar nga SARS-CoV-2, ndërsa ftohja e zakonshme mund të rezultojë nga rinoviruset.

Nëse dyshoni se fëmija juaj ka Covid-19, gjëja më e rëndësishme është të mos e dërgoni në shkollë, paralajmëroi Wen.

“Jam i sigurt se asnjë prind nuk do të donte që fëmijët e tjerë në klasë të infektoheshin ose anëtarët e familjes së shokëve të tyre të klasës, ose që klasa të mbyllej sepse fëmija i tyre është simptomatik dhe mund ta ketë përhapur virusin tek të tjerët,” tha Wen./CNN-Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT