FOTOT/ Një “qytet” brenda Laçit, Rama: 524 apartamente, qendër tregtare e infrastrukturë krejt të re

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa pamje nga transformimi që po ndodh në qytetin e Laçit, i cili u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit 2019.
Nga “zemra e rilindur e Laçit”, shkruan kryeministri, ndërsa ka publikuar edhe pamjet e zonës që do të ketë edhe 37 njësi shërbimi, qendër tregtare e infrastrukturë krejt të re.
“Mirëmëngjes dhe me zemrën e rilindur të Laçit, që së shpejti do të jetëzohet me 524 apartamente me standarde të larta, në 13 pallate me 375 vendparkime, 37 njësi shërbimi, qendër tregtare e infrastrukturë krejt të re, ju uroj një ditë të mbarë”, mbyllet postimi i Ramës./Gazeta SHQIP