Përmbajnë kancerogjene/ Europa bllokon Snickers, Twix e shumë të tjera, po autoritetet shqiptare?!

Mund të jenë çokollatat tona të preferuara por një raport i nxjerrë nga vendet kryesore të Europës, si Gjermania, Franca apo Belgjika ka arritur në përfundimin se përmbajnë lëndë toksike.

Europa ka hapur alarmin për çokollatat Snickers, M&M, Lion, Nestle, Bounty. Për këtë janë njoftuar të gjihtë distributorët kryesorë.

Edhe vende të tjera të rajonit kanë ndaluar këto produkte si Serbia apo Qipro. Ministri i Shëndetësisë i Qipros është shprehur për mediat që kishin marrë informacion që disa seri të produkteve të akulloreve Bounty, Snickers dhe Tëix, të cilat gjendeshin në treg janë të kontaminuara me një lëndë kancerogjene, oksidin e etilenit, dhe janë ndaluar që të tregtohen.

Oksidi i etilenit, i cili është i ndaluar në vendet e BE, është një gaz pa ngjyrë, i cili merr flakë shumë lehtë, dhe përdoret në industrinë ushqimore si një sterilizues. Sipas ekspertëve ai ka aftësinë që të dëmtojë ADN-në si dhe të shkaktojë kancer.

Lidhur me këtë duhet të marrin masa dhe autoritetet shqiptare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT