Rama: Gjermania e mbështet “Open Ballkan” dhe kërkon urgjent të nënshkruhet marrëveshja për Tregun e Përbashkët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me temën e “Ballkanit të Hapur”, ku deri tani janë bërë bashkë Shqiëpria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Rama thotë se qeveria gjermane e mbështet këtë nismë, madje kërkon që të firmoset urgjent marrëveshja për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor.
Me anë të një shënimi në Twitter, Kreu i Qeverisë duke cituar qeverinë gjermane, thotë se Open Ballkan duhet të jetë gjithpërfshirës, por nuk mund të priten disa shtete që nuk dëshirojnë të marrin pjesë në këtë organizëm.
“Nuk rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes”, shkruan Rama.
