Të fantazosh një rebelim në Partinë Demokratike kundër Sali Berishës!

Do përcjellim Gushtin,
do presim Shtatorin,
muaji kur Kuvendi,
do ndezi motorin!
Si legjislaturë,
do quhet e tetë,
dhe do jenë të gjithë,
zotrinjtë deputetë!
Do të jenë të gjithë,
në kolltuk tendosur,
sepse opozita,
bojkotin ka sosur!
Deputetë të rinj,
do kemi sivjet,
po Sala -seancën,
mezi po e pret!
Po mos qe Luljeta,
Kuvendin do niste,
për inat të Kimit,
si lopë do pëlliste!
Siç duket Edvini,
këtë ka menduar,
kur për deputete,
Bozgon ka afruar!
Oratori i parë,
s’ka shumë rëndësi,
po Berisha do,
të bjeri në sy!
Me fjalën e tij,
të gjithëve t’u thotë,
se të ndalë Saliun,
nuk ka forcë në Bot!
Po ja që s’e pati,
as dhe këtë fat,
se për ironi,
është shtatëdhjetë e shtatë!
Vetëm për një vit,
këtë nder humbet,
se Luljeta është,
shtatëdhjetë e tetë!
Në sallë do të jetë,
mortja Lulëzim,
po mund të mungojë,
zonja Juri Kim!
Po mund të mungojë,
zonja Juri Kim,
të nxisë tek PD-ja,
ndonjë rebelim!
Të thotë ndonjëri,
në këtë furtunë:
“Po erdhi Saliu,
do të iki unë!.”
Të dalin nja dy,
katër apo pesë,
po tek ata mumje,
nuk se kam shumë shpresë!
Po dhe kjo në ndodhtë,
s’vihet gjë në vijë,
dhe të gjithë të ikin,
Sala do të rrijë!
Vërtet Lulit haptas,
ja kanë kërkuar,
po Luli s’ka bythë,
për ta përjashtuar!
Do të vogëlohet,
tamam sa rabecka,
ushot e Saliut,
e hanë me gjithë lecka!
E pse të mos presim,
edhe të shikojmë,
gjithë opozitën,
mos paragjykojmë!
Mbase s’janë të gjithë,
aty si Tritani,
që në tridhjetë vite,
doli më hajvani!
Meqë Sala s’është,
edhe aq i vjetër,
seancën e parë,
do të jetë patjetër!
Do të jetë patjetër,
dhe pse tekahyt,
po s’dimë a do jetë,
seancën e dytë?!
Arben Duka