“Bregoviçi i madh financiar”! Kosovë-Shqipëri lidhin “besën” në ekonomi dhe në martesa me Serbinë (Shifrat)
ROBERT HASA

Një debat i cili ka përfshirë vendin tonë rreth 2 javë, bëri që opinioni publik të merrej me Goran Bregoviçin e koncertin e tij në Korçë dhe harruan çdo gjë ndoshta, deri edhe pushimet e gushtit. Ishte një situatë që ngjante sikur po vinte një “ushtri pushtuese”, ku në fakt po vinte një këngëtar, pavarësisht figurës kontraverse që mbart ai.
Debati mori u kanalizua dhe në çështjet patriotike dhe në thirrjet për protesta dhe bllokim të koncertit, duke evokuar thirrjet për mos zhvillimit e koncertit më 22 gusht në Festën e Birrës. Pavarësisht këtij debati pro dhe kundër, ata që hiqen si “patriotë” në të dyja shtetet shqiptare më tepër vëmendje duhet t’i kushtojnë raporteve të bashkëpunimit tregtar mes Serbisë dhe Kosovës apo dhe mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Kosova dhe Shqipëria më shumë importojnë nga Serbia, sesa bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Ky është “Bregoviçi” më i madh, i cili duhet të shqetësojë shqiptarët e Kosovës, “patriotët” tanë. Një analizë e bërë nga revista Monitor me titull “Serbia përsëri dominon tregun e Kosovës”, tregohet me statistika se ajo që po e dëmton më së shumti ekonomitë e dy vendeve janë inatet e politikanëve tanë shqiptarë me njëri-tjetrin dhe gjejnë strehë në “krahët” e Vuçiç.
“Bregoviç i madh ekonomik”! Kosovë-Shqipëri dhe Serbi:
Sipas revistës “Monitor”, Serbia përsëri ka dominuar tregun e Kosovës me mallrat të importuara. Gjatë muajit shkurt të 2020, importet nga vendet e CEFTA-së kanë arritur në 50.0 milionë euro. Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia me 6.1 për qind Maqedonia 5.3 për qind dhe Shqipëria 3.7 për qind. Pasi e kishte humbur për një kohë tregun e Kosovës me vendosjen e taksës 100 për qind, Serbia është rikthyer sërish në vendin e parë sa i përket importeve të Kosovës.
Mirëpo, gjatë muajit shkurt të këtij viti është thelluar deficiti tregtar. Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për (11.4%) në muajin shkurt 2021, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2020, gjegjësisht në vlerë prej 253,3 milion euro krahasuar me deficitin 227,4 milion euro në vitin 2020.
Eksporti mbulon importin 16.0 për qind. Eksporti i mallrave në muajin shkurt 2021 kishte vlerën 48,4 milion euro, ndërsa importi 301,7 milion euro, është një rritje prej (34.7%) për eksport si dhe (14.5%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.
Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (35.8%) të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (19.3%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, (10.5%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (5.6%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (4.9%) tekstil dhe artikuj tekstili, (4.6%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (3.7%) produktet minerale, etj.
Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë: (12.8%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (12.4%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (11.2%) produktet minerale, (9.9%) mjetet e transportit, (9.6%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (9.3%) produkte të industrisë kimike, (7.8%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, etj.
Por nuk mbaron me kaq. Eksperti i ekonomisë Pano Soko shkruan se me tregun e tre vendeve që firmosën marrëveshjen e “Open Balkan”, duke i marrë në referencë me Shqipërinë. Serbia në vitin 2020 ka shitur në Shqipëri rreth 280 milionë euro mallra. Shqipëria ka shitur në Serbi rreth 55 milionë Euro. Maqedonia ka shitur në Shqipëri rreth 210 milionë Euro mallra. Shqipëria ka shitur në Maqedoni 70 milionë Euro.
“Sepse ne gjithë-gjithë 125 milionë Euro (Serbi+Maqedoni) shesim në këto dy vende, ndërkohë që ato të dyja bashkë shesin në Shqipëri në vit 490 milionë Euro. Pra i bie që 365 milionë Euro cash dalin neto nga Shqipëria dhe shkojnë në Serbi dhe Maqedoni. Natyrisht që marrëveshja do të lehtësoje tregtinë dhe do të rrisë volumet, po nëse rritja e tregëtisë do të jete 2%, trashë-trashë i bie që Shqipëria të shesë 2.5 milionë Euro më shumë në Serbi dhe Maqedoni (pra nga 125 të shkojë 127 milionë), ndërsa Serbia dhe Maqedonia do të shesin 10 milionë Euro më shumë në Shqipëri (nga 490 me përafërsi të shkojë gati 500), shprehet Soko.
Raportet shkëmbimi i mallrave Shqipëria në raport me Serbinë
Shqipëria realizoi me vendet e rajonit, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut rreth 10% të volumit tregtar (importe + eksporte) në vitin 2020, sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga “Monitor” (të dhënat për Bosnjën nuk janë në tabelat e INSTAT).
Në krahasim me vitin 2016, kjo peshë është rritur me 2 pikë përqindje. Panorama me këto shtete është e ndryshme, teksa Kosova është partneri kryesor i eksporteve dhe shteti ku kemi bilancin më të madh pozitiv (+145 mln euro), ndërsa e kundërta, nga Serbia marrim më shumë importe dhe kemi deficitin më të madh tregtar (-134 mln euro). Me Maqedoninë e Veriut, Shqipëria ka një deficit të lehtë.
Në këtë situatë, një marrëveshje mirëkuptimi për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, në një kohë që Kosova nuk është e përfshirë, mund të krijojë një disavantazh për Shqipërinë, duke rrezikuar thellimin e deficitit tregtar, sidomos me Serbinë.
Shifrat e martesa të “trekëndëshit” Kosovë-Serbi-Shqipëri
Përpara se “patriotët” të mendojnë për rebelimin ndaj Bregoviçit duhet të mendojnë edhe për faktin edhe për raportin e martesave mes serbëve dhe shqiptarëve. Sipas shifrave, serbët po tentojnë të martohen me vajzat shqiptare kundrejt pagesave, me qëllim që të mos shuhen si racë.
Një artikull i Botasot, jep alarmin se një organizatë me emrin “Rashka e vjetër” bën tregti me vajzat shqiptare. Ajo ngre alarmin se vajzat shiten nga 2000-3000 euro.
Profesor Artan Fuga në faqen e tij në facebook shkruan se martesat me vajzat shqiptare, peer tee populluar fshatrat e braktisura serbe shkruan se «Rashka e vjeteer » ka teerhequr edhe veemendjen e mediave tee huaja. Jane beeree dokumentaree, siç eeshtee dokumentari , “Een dorp zonder vrouëen“ te cilit i referohem nee keetee artikull, ka patur pasqyrim edhe ne median gjermane etj”.
Asllan Dibrani ne shkrimin “Skllaverimi i Femres shqiptare” sjell fakte dhe shembuj te dhimbeshme nga martesat e vajzave shqiptare me serb. Këto janë fakte për të cilat duhet të shqetësohen dhe rebelohen më shumë shqiptarët se sa më tepër për Bregoviçin/Gazeta Shqip
©Copyright Gazeta Shqip