Nurellari: Rama dhe Kurti janë “armiq” me njëri-tjetrin për ego, ja pse u riaktivizua “sherri” me Haradinaj

Politologu Adri Nurellari ka komentuara zhvillimet në politikën e jashtme, duke e ndalur theksin tek raportet mes Tiranës zyrtare dhe Prishtinës. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, zoti Nurellari zbuloi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë shumë të mira, pavarësisht asaj që ndodhi me dy kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti.

Dhe për të argumentuar se ku çalon puna dhe përse ka fërkime mes kryeministrit shqiptar dhe atij kosovar, politologu shtoi se urrejtja që ka kapluar Ramën dhe Kurti bëhet për ego. “Marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira, përpos asaj që ndodh me dy kryeministrat. Kemi marrëdhënie shumë të mira ekonomike dhe rritje të marrëdhënieve tregtare.

Nga ana tjetër nuk mendoj se ka prishja të marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë, por vetëm mosmarrëveshje mes dy liderëve. Kjo është një përplasje dhe helmatisje personale, për shkak të dy liderëve që janë duke u treguar të pakujdesshëm duke mbjellë urrejtje.

Rama e ka lëshuar gjuhën e tij kundrejt politikanëve të Kosovës, deri në banalitet e padi, ndërsa Kurti për ego personale dhe inat të Ramës, e bllokoi për 2 muaj kufirin në pandemi. Atë kohë nuk kishte fare bashkëpunim mes dy vendeve tona.

Kurti ka ardhur këtu dhe ka bërë fushatë në Shqipëri në zgjedhje, duke harxhuar kohë në pandemi”, deklaroi ai. Ndërkohë, politologu Adri Nurellari u shpreh se debati Haradinaj-Rama vjen në një dallgë shqetësuese sa i përket ftesë së Bregoviçit në Korçë dhe atribuimit të asaj ftese Ramës. Madje, Nurellari theksoi se për këtë koncert të cilin e quan periferik shumë njerëz po bëhen të zellshëm dhe janë njerëzit që konsumojnë mallrat serbe.

“Debati Haradinaj-Rama vjen në një dallgë shqetësuese sa i përket ftesë së Bregoviçit në Korçë dhe atribuimit të asaj ftese Ramës. Për mua ishte një ftesë e panevojshme dhe mendoj se edhe reagimi ka qenë i pavendtë për një aktivitet me qoftë dhe birra. Sigurisht që ka një turmë kolektive që mbështesin z. Kurti që nuk pranojnë një mendim ndryshe”, nënvizoi Nurellari.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT