Ekspertët e inteligjencës mahniten nga 9-vjeçari shqiptar: Të kalojë direkt në klasën e 8
Nëse përgjithësisht janë mësuesit që vënë në siklet nxënësit me pyetjet e vështira, me djaloshin 9-vjeçar nga Kosova ndodh e kundërta.Andin Shalës nga Barileva detyrat e shtëpisë i duken përherë të lehta. Madje, mësimet në shkollë nuk i mjaftojnë dhe përherë kërkon informacione të tjera.E pyetur nga Tribuna Channel, një mësuese e tij shprehet se ndonjëherë vendoset në siklet nga pyetjet e befta dhe të vështira të Andinit, kryesisht mbi astronominë.Ai ndodhet aktualisht në klasën e katërt, një vit më parë kreu testin e inteligjencës dhe ekspertët vërejtën IQ 125. Psikologët sugjeruan që fëmija duhet të kalonte menjëherë në klasën e tetë, por një gjë e tillë i frikësoi prindërit, të cilët nuk pranuan.“Më pëlqen astronomia. Kohën e lirë e kaloj duke lexuar libra, që më çojnë në një botë tjetër”, thotë Andini për Tribuna Channel.Padyshim inteligjenca e zhvilluar i mundëson djaloshit të zgjidhë në pak sekonda ushtrime që shokët s’ia kanë idenë dhe vazhdimisht kërkon literaturë që s’është për moshën e tij./Anabel/ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!