Afganët “pushtojnë” Qytetin Studenti! Konviktet bëhen “shtëpia” e tyre në Shqipëri (Foto)

“Zëri i Amerikës” njoftoi se brenda javës do të strehohen në vendin tonë grupi i parë prej 250 shtetasve afganë, ndërsa në vijim pritet të vijnë edhe të tjerë.
Burime për gazetën Shqip thanë se afganët do të strehohen në struktura konviktore dhe hotelerie në Tiranë dhe Durrës. Gjithashtu, mësohet se shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit do të mbulohen nga NATO. NDisa konvikte pjesë të strehimit janë edhe 5 godinat në qytet studenti përkatësisht, 24-25, 7-8 dhe 2 të cilat do të bëhen shtëpia e afganëve të cilët do të mbërrijnë në Shqipëri.
Godina 7-8
Godina 24-25
Ende nuk ka detaje lidhur me ditën e mbërritjes së shtetasve afganë në vendin tonë, por “VOA” theksoi se do të vijnë “përkthyes dhe bashkëpunëtorë të SHBA”, të cilëve iu rrezikohet jeta pas marrjes së Afganistanit nga talebanët.
Kujtojmë se lajmi për ardhjen e afganëve në Shqipëria u zbulua pak ditë më parë nga gjiganti mediatik “Reuters”, ndërsa u konfirmua ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama, i cili theksonte se “Nuk i themi ‘jo’ SHBA-së”./Gazeta Shqip