Shpëtuan nga “Al Hol”, refuzojnë të japin detaje për SPAK të kthyerit nga Siria: Nuk e dimë kush na dërgoi në kampe

14 fëmijë dhe 5 gra shqiptare të riatdhesuar nga kampi i ferrit Al-Hol në Siri, mbërritën disa ditë më parë në Shqipëri.

Mësohet se ata nuk kanë ndihmuar hetimin e autoriteteve shqiptare ndaj personave radikalë që kanë dërguar gratë dhe fëmijët shqiptarë në frontin e luftës.

Personat e kthyer nga Siria janë marrë në pyetje nga SPAK, por nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me prokurorët shqiptarë për të treguar personat që i kanë rekrutuar.

Marrja në pyetje e të riatdhesuarve është bërë nga prokurorët e SPAK dhe anti-terrori, por qytetarët shqiptarë nuk kanë treguar fakte te reja që mund të çojnë përpara hetimet për nxjerrjen e përgjegjësve që kanë dërguar burra, gra e fëmijë në kampet e luftës .

Gjatë marrjes në pyetje ata janë shprehur se nuk kanë pasur për udhëtimin drejt zonave të luftës në Lindjen e Mesme, duke ua lënë përgjegjësinë kryesisht bashkëshortëve të tyre, të cilët kanë qenë edhe pikat e kontaktit me personat që organizonin këtë aktivitet.

Kjo është edhe pengesa që kanë hasur hetimet, pasi një pjesë e burrave që kanë shkuar në Siri, kanë humbur jetën në luftime e të tjerë vijojnë të jenë pjesë e grupeve ekstremiste.

Autoritetet po vijojnë hetimet duke kryer intervista të vazhdueshme me të riatdhesuarit të cilët mbahen në qendra të mbikëqyrura duke marrë edhe shërbim psikologjik të vazhdueshëm.

Dëshmitë e tyre do të ndihmonin Prokurorinë për identifikonin e personave përgjegjës dhe ngritjen e akuzave ndaj individëve që mund të jenë përfshirë në indoktrinimin dhe nxitjen e ekstremizmit ndaj shqiptarëve që kanë braktisur vendin, hetim që ka nisur që në vitin 2016 me arrestimin e disa personave, por që vijon të mbetet i hapur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT