Gjithcka GATI! Rama publikon pamje nga Thumana: 278 apartamente dhe 155 banesa janë në shërbim të banorëve

Me pamje nga Thumana, ku shihen shtëpitë në rrjesht, kryeministri Edi Rama bën me dije se 278 apartamente në 14 pallate dhe 155 banesa individuale janë në shërbim të banorëve.
Kantieri i ri i Thumanës, Rama thotë se ka infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, dhe qendër komunitare.
“Mirëmëngjes dhe me kantierin e qytezës së re të Thumanës, ju uroj një ditë të mbarë. 278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, hapësira të gjelbërta, shkolla e kopshti “Ramazan Jangozi”, dhe qendër komunitare në shërbim të banorëve”, shkruan Rama.
Thumana ka qenë një ndër zonat më të prekura nga tërmeti fatal i cili tronditi vendin tonë, 2 vite më parë, si pasojë e të cilit humbën jetën 51 persona dhe mbetën të plagosur shumë të tjerë.