Zbrazen konviktet e Qytet Studentit/ Ja në çfarë ore zbret sot grupi i parë i afganëve në Shqipëri

Ditën e sotme pritet të mbërrijë grupi i parë i afganëve në Shqipëri. Edhe pse ishte njoftuar më herët, ardhja e tyre u shty për shkak të kaosit në aeroportin e Kabulit.

Prej gati dy ditësh tashmë, ministria e Jashtme dhe autoritetet shqiptare janë në pritje dhe po konsultohen me autoritetet amerikane.

Sipas parashikimit, pritet të mbërrijnë rreth 300-350 persona, që raportohet të jenë aktivistë të shoqërisë civile. Fillimisht afganët do të zbresin në pjesën ushtarake të Rinasit, ku më pas do kalojnë në një tendë për kontrollet mjekësore.

Disa godina në Qyteti Studenti dhe disa hotele në Durrës, do të jenë objektet ku do të qëndrojnë përkohësisht afganët e ardhur.

Godinat ku do të strehohen afganët me familjarët e tyre mësohet se janë godina numër 2, 4, godina 7-8 si dhe godina 24- 25. Këto godina janë zbrazur tashmë nga studentët që po qëndronin aktualisht në këto ndërtesa.

Gazeta Shqip ka mësuar se 300 afganët e parë pritet të vijnë në vendin tonë rreth orës 17:00.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT