Shqipëria në pritje të emigrantëve afganë, ngrihen strukturat akomoduese në aeroportin e Rinasit (FOTO)

Nga momenti në moment pritet ardhja e kontigjentit të parë të shtetasve afganë në Shqipëri. Aeroporti i Rinasit do të jetë ndalesa e parë e emigrantëve afganë pasi të prekin tokën shqiptare.

Ushtria ka ngritur strukturën pritëse, ku qytetarëve afganë do t’u jepet ndihma e parë shëndetësore, asistencë psikologjike/sociale dhe shërbimi bazik për ushqim apo nevoja të tjera të mundshme.

Qendra, e pajisur me çadra mjekësore e të ndihmës së parë ka një kapacitet prej 400 personash dhe do të shërbejë si ndalesa e parë e pasagjerëve në mbërritjen në Shqipëri. Më pas, pas modaliteteve respektive ligjore ata do të shoqërohen për në strukturat akomoduese në Tiranë apo Durrës, në varësi të numrit të personave që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri.

Qytetarët afganë do të qëndrojnë për pak javë për t’u zhvendosur më pas në disa struktura hoteliere në bregdet në pritje të kryerjes së procedurave për transferimin e tyre drejt destinacionit final SHBA./Gazeta SHQIP

Shqipëria në pritje të emigrantëve afganë, ngrihen

Back to top button
LAJMET E FUNDIT