“Ushtarët afganë ishin profesionistë”/ NATO gjen fajtorin për rënien e Afganistanit: Është një tragjedi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se është një “tragjedi” që forcat afgane të sigurisë u rrëzuan aq shpejt, pas ndërhyrjes së talebanëve.

“Ka disa mësime shumë të vështira për t’u mësuar pas ngjarjeve të fundit në Afganistan”, tha ai për BBC World News.

Stoltenberg fajësoi mungesën e lidershipit nga qeveria afgane, më shumë sesa vetë ushtarët, të cilët ai tha se ishin të guximshëm dhe profesionistë.

Ai tha se NATO hyri në vend pas një sulmi në SHBA, dhe sapo Amerika vendosi t’i japë fund pranisë së saj ushtarake në Afganistan, nuk ishte një opsion praktik që aleatët evropianë të qëndronin.

“Plani ynë nuk ishte të qëndronim kurrë në Afganistan përgjithmonë,” tha ai./ BBC – Gazeta SHQP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT