Vallëzim me kallash! Shikoni se çfarë njerëzish po udhëheqin Afganistanin (Video)

Ushtarët talibanë pas pushtimit të Kabulit kanë filluar të argëtohen apo edhe tallen nëpër qendra të ndryshme.
Siç shihet edhe në videon e shpërndarë në rrjetin “Twitter” ushtarë të armatosur duke kërcyer sikur të ishin fëmijë. Kjo video qesharake tregon se si janë tashmë udhëheqësit e Afganistanit.
Kujtojmë se talibanët kanë deklaruar se Afganistani është në kontrollin e plotë të tyre, pasi ata morën pallatin presidencial më 15 gusht, vetëm pak orë pasi presidenti Ashraf Ghani iku nga vendi.
Militantët islamikë nuk hasën në rezistencë derisa rimorën kontrollin, dy dekada pasi u rrëzuan nga forcat e huaja, të udhëhequra nga SHBA-ja. Në aeroportin e Kabulit të hënën kanë shpërthyer skena kaotike, pasi qindra njerëz përpiqeshin të iknin nga vendi./Gazeta Shqip