Alarm për “KRIM” në burgun e Drenovës! Kush mori gërshërët, frikë për jetën e të dënuarit që “spiunoi” Shullazin

Në burgun e Drenovës po kërkohet për një palë gërshërë. Sinjali për humbjen e tyre është dhënë dy ditë më parë. Ka qënë një infermier nga Korça ai i cili ka konstatuar se mungonin një palë gërshërë. Infermieri pretendon se i ka lënë gërshërët tek infermieria, por kur është bërë inventari ato mungonin.
“Top Channel” raportopn se dyshimet e para janë se gërshërët mund ti këtë marrë se i burgosuri i sigurisë të lartë Klement Ibrahimi pasi ishte në dhomën mjekësore gjatë kohës kur po merrte serum në spitalin e burgut. Janë ushtruar kontrolle te çdo i dënuar, por gërshërët nuk janë gjetur ende. Ditën e djeshme mësuam se në IEVP Drenovë kanë shkuar forca operacionale e drejtorisë së përgjithshme të burgjeve dhe po hetohet lidhur me këtë rast.
Ajo çka e bën alarmante situatën është fakti se në këtë burg ndodhet i penduari i drejtësisë Lufter Reçi i cili ka “spiunuar” Emiljano Shullazin dhe Lul Berishën. Dyshimet lidhen mes këtij personi dhe persona të tjerë që mund t’iu rrezikohet jeta brenda në burg.
Janë ushtruar kontrolle te çdo i dënuar, por gërshërët nuk janë gjetur ende. Ditën e djeshme mësuam se në IEVP Drenovë kanë shkuar forca operacionale e drejtorisë së përgjithshme të burgjeve dhe po hetohet lidhur me këtë rast.