Vetevendosje sulmoi Goran Bregoviçin në Korçë, por në Kosovë sot këndon grupi çetnik serb

Ndërsa në Shqipëri vijon ende debati për performancën që pritet të mbajë në Korçë këngëtarari, Goran Bregoviq, një tjetër grup “i padashiruar” serb do performojë sot në Kosovë.

Sipas mediave kosovare, grupi serb “Ribilja Cobra” do të mbajë sot koncert në komunën e Leposaviqit

Ka qenë gazetari Adriatik Kelmendi, që përmes një postimi në “Facebook”, shkruan se ky grup është fashist dhe më çetniku që mund të gjendet. Vokolisti i grupit, Bora Gjorgjeviç ka fotografi me kreun e radikalëve serbë, Vojslav Sheshel.

Kelmendi tha se ky grup dhe këngët e tyre janë dëgjuar nga serbët që kanë bërë masakra në Kosovë dhe që i kanë kundërshtuar bombardimet e NATO-së.

“A e dini që sonte në Kosovë mban koncert bendi fashist serb “Riblja Corba? Po, po, bash bendi më çetnik që mund të gjindet! Këngët e këtij bendi jo vetëm që janë dëgjuar nga serbët që vinin për të bërë masakra, ose që përdoreshin për të kundërshtuar bombardimet e NATO-s (“Avion do të t’i thyej krahët”), por edhe përqeshnin shtetin e Kosovës dhe politikanët kosovarë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Gazetari kritikon edhe institucionet e shtetit që kanë lejuar që një koncert i tillë të mbahet në Kosovë.

“Si u lejua ky koncert nga institucionet e Kosovës, derisa bënim thirrje që institucionet e Shqipërisë ta anulojnë koncertin e Bregoviqit? Ose, a po e konsiderojmë Leposaviqin pjesë të Kosovës apo jo?! Një situatë absurdi, por që në fakt është tragji-komike!”, shkruan ai.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka realizuar sot një aksion simbolik kundër pjesëmarrjes së muzikantit serb, Goran Bregoviq, në Festivalin e Birrës në Korçë, shkruan Gazeta Express.

“Bregoviç ‘dajre’ gjenocidi”, ishte simbolika e këtij aksioni që u mbajt në Bulevardin “Republika”, në Korçë. Gjithsesi duhet thënë se koncerti në Shqipëri organizohet nga autoritetet shqiptare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT