DOKUMENTI/ Nxiton qeveria të shpronësoj godinën e Sarajeve të Toptanëve pasi iu vendos zjarri i qëllimshëm, pronarët përfitojnë mbi 178 milionë lekë

Disa ditë pasi iu vendos zjarri qëllimisht, Sarajet e Toptanëve janë shpronësuar me kërkesë të Bashkisë së Tiranës.
Ky vendim ishte paralajmëruar edhe më herët nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ndërkohë që tashmë kjo godinë do të shërbejë si muze, pasi është shpallur edhe “Monument Kulture”.
Vlera paraprake e shpronësimit është 178 694 456 (njëqind e shtatëdhjetë e tetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekë.
Njoftimi:
Fletorja ZyrtareViti 2021–Numri 130Faqe|13436KËRKESËNr.33/5, datë 19.8.2021PËR SHPRONËSIM PUBLIK
Agjencia Shtetërore për Shpronësimin shpall kërkesën për shpronësim,për interes publik,të pasurive të paluajtshme, pronë private, që prekennga projekti “Restaurimi dhe rijetësimi i ‘Banesa e Toptanasve’,Muzeu Etnografik i Tiranës”.Subjekti kërkues i këtij projekti ështëBashkia Tiranë.Me anë të këtij publikimikërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilët do të kompensohen,sipas vlerësimitparaprak të llogaritur, bazuar në VKM-nënr. 89, datë 3.2.2016,“Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikëne Shqipërisë”, për pasuritë e llojit “truall”, si dhe bazuar në VKM-në nr. 138, datë 23.2.2000,“Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive pronëprivate,që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të tëdrejtave të personave të tretë, për interes publik”, për pasuritë e llojit “ndërtesë banimi”, konfirmuar me çmim mesatar shitblerjesh nga ASHK-ja, Drejtoria Vendore,Tirana Veri,me shkresën nr. 2482/5 prot.., datë 17.8.2021, sipas tabelës paraprake bashkëlidhur.Vlera totale paraprake e shpronësimit është 178 694 456 (njëqind e shtatëdhjetë e tetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekë.

