“Rama, ky megaloman”/ Revoltohet ish-ministri i LSI: Herë do të pajtojë rusët me ukrainasit e herë turqit me grekët

Protagonizmi i Edi Ramës në çështjen e refugjatëve afganë ka revoltuar opozitën. Kjo, pasi protagonizmin e tij, ata e përkthejnë me mbështetje nga SHBA e BE.

Ndaj dhe Ylli Manjani është revoltuar, duke thënë se në fakt, Rama është thjesht një megaloman, që kërkon vëmendje ndërkombëtare.

“Me të vetën Ai po i tregon mbarë botës se ajo nuk po sillet mirë dhe se duhet të marrin shembull sjelljen e Tij!!!
Ai mendon se është më i mençmi i NATOS; më i zgjuari i Ballkanit (pavarësisht se s’po i hapet); më i madhi i të gjitha kohërave në OSBE dhe padyshim më i rëndësishmi në OKB. Ai është më amerikan se amerikanët, më Europian se Europianët. Ai është i krishterë, por qe shkon mirë me mohamedanët.

Megaloman 24 karat.

Ja disa episode të magalomanisë:

1.Sa herë ka refugjatë ky del i pari vullnetar për ti strehuar. Sirianët, afrikanët dhe tani Afganët ky i strehon vullnetarisht. Me të veten ky i ka strehuar të gjithë. Nëse dikush google deklaratat e Tij në median e huaj, do dalë që Edi Rama strehon refugjatë, sigurisht duke i dhënë leksione perëndimit në çdo rast. Tjetër punë se as refugjatët s’ja preferojnë vendin që Ai medemek qeveris.

2.Trump është “turp i njerëzimit”, deklaroi Ai me pompozitet megalomani. Pastaj bëri cirk me lobistë që të shfaqej si mik i vjetër i Trump. Nuk i ishte krejt pa sukses si shfaqe ai cirk.

3.Po kur desh të negocionte krizën E zgjedhjeve në Bjellorusi?Hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahha

4.Po në Ukrainë? E mbani mend që desh ti pajtonte me rusët? Hahahahahahahahahahahahahaha.

5.Po Macronin që e kishte shok dhe se i kishte dhuruar atlete adidas?

6.Po kur shkoi në Serbi dhe foli si triumfator i kombit?! Hahahahahahahahahahahahahahahah

7.Po që desh të pajtonte grekët e turqit vjet?! Hahahahahahahahahahahahahahaah

8.Po minischengenin/ open ballkanin a kush e di sa herë do ja ndërrojnë emrin?! Hahahahahahhahahahahahhaah

9.Po që i kishte dhënë mend NATOS, për Afganistanin? Hahahahhahahahahahahahahahahahahahaha

10.Po kur desh të ndante kufinjtë e Kosovës me Serbinë?! Hahahahahhahahahahha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT