“Kujtim Gjuzët” e rinj të PD-së! Kush mban shpresa në listën pritëse se mund të futet në parlament

Sipas të dhënave emrat pritës në listë, ata të cilët mund të kenë një shanc të vogël të shkojnë në parlament në rast të ndryshimeve të mundshme.
Gjatë sesioneve parlamentare ndodh që shumë kandidatë të listave pritëse të hyjnë si deputetë, kjo për shumë arsye. Gazeta ekspres shkruan se ka largime, emërime diplomatike apo në institucione të tjera, apo deri tek kandidimet për pushtetin vendor.
Për Partinë Demokratike në këtë rast pasi atë po trajtojmë sot, në disa qarqe më të votuarit nuk kanë hyrë si deputetë si në Fier, Durrës e Shkodër. Ka qarqe ku kanë hyrë deputetë më një grusht votash dhe të tjerë me mijëra janë jashtë.
Zgjedhjet e 25 Prillit patën edhe fenomene si Luçiano Boçi në Elbasan i cili e “theu” listën e PD duke e ri-renditur atë.
Lista e Beratit i treti Bujar Hoxhaj, por mungesa e përfaqësimit gjinor fut një zonjë si më e votuara, Afërdita Gjini.
Në Dibër, Edmond Isaku i pari në listën pritëse, një nga kandidatët më të votuara në këtë qark.
Në Durrës, në listë pritese për Opozitën është Igli Cara më i votuari i qarkut, i cili i shtati nuk mundi të fitonte. Cara ka 6952 vota si më i votuari.
Në Elbasan hyn Qani Xhafa, i cili është rritur një vend nga lista fillestare e kandidimit.
Në Fier është Agron Kapllanaj, i cili ka 9274 vota. Më i votuari në këtë qark për Opozitën, i shtati në listë ka ngelur aty ku u kandidua, por për pak vota nuk mundi të thyente listën.
Në Gjirokastër, s’ka surpriza si gjithmonë pret dhe nuk hyn kurrë deputet prej 30 vitesh Roland Bejko.
Në Korçë, i pari në listën pritëse është Andrea Mano, i cili ka rikuperuar një pozicion, por nuk mundi të thyente listën. Lulzim Basha e kandidoi për herë të dytë si deputet jashtë listës fituese.
Në Kukës nuk ka surpriza në listë asshtu si në Gjirokastër.
Në Lezhë në listën pritëse si më e votuara është Elda Hoti, e cila ishte surprizë rikandidimi me logon e PD-së, edhe pse pranoi mandatin e deputetes kur opozita i dogji ato, duke dal nga parlamenti.
Në Shkodër Bardh Spahia me 7219 vota është më i votuari në qark nga renditja. Nga i shtati ka dalë i gjashti dhe kryeson listën pritëse.
Në Tiranë i pari në listën pritëse është Petrit Doda, i pasuar nga Orjela Nebiaj dhe Asllan Dogjani.Të tre me shpresën se mund të largohet Sali Berisha pas presionit amerikan, por edhe ndonjë prej deputetëve të kandidojë për Bashkinë e Tiranës.
Në Vlorë në krye të listës pritëse është Gezim Ademaj i cili ruan pozicionin e tij në listë.