Kriza në Afganistan, Biden zbulon marrëveshjen me talebanët për ata që kanë pasaportë amerikane

Presidenti i SHBA, Joe Biden thotë se ka një marrëveshje me talebanët për të lejuar gjithë personat me pasaportë amerikane të shkojnë në aeroport.

Biden theksoi se SHBA është në komunikim me talebanët dhe çdo amerikan do të kalojë në aeroportin e Kabulit dhe të kthehet në vend.

“SHBA tashmë ka marrë në kontroll aeroportin e Kabulit dhe po vijon me evakuimin e civilëve. Ky është një ndër operacionet më të vështira të evakuuimit në histori. Dhe i vetmi vend në botë i aftë për ta kryer atë me një precizion të tillë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Biden.

Presidenti i SHBA, Joe Biden pyetet nëse SHBA do të dërgojë trupa në qendër të Kabulit për të nxjerrë ndonjë amerikan që nuk arrin të shkojë në aeroport.

Ai këmbëngul se kjo nuk do të jetë e nevojshme, pasi “ne kemi bërë një marrëveshje me talebanët”.

“Deri tani, çdo mbajtësi të pasaportës amerikane është lejuar të kalojë”./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT