E FUNDIT! Ja kur do të mbërrijnë afganët e parë në Shqipëri

Pas marrjes së kontrollit nga talebanët, afganët që kanë bashkëpunuar me NATO-n ndihen të kërcënuar dhe janë larguar nga Afganistani.
Destinacioni përfundimtar i tyre janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë që në vendin tonë të qëndrojnë përkohësisht deri sa të pajisen me vizë.
Burime për gazetën Shqip thanë se nesër do të vijnë në Shqipëri grupi i parë me afganë. Do të jenë dy avionë të cilët do të nisen në oraret që tashmë janë planifikuar. Nëse në aeroportin e Kabulit nuk do të ketë kaos dhe trazira, dy avionët me afganë që do të vijnë në Shqipëri, do bëjë nisjen normalisht./Gazeta Shqip