Serbi të q**** motrën! Dalin në protestë korçarët duke marshuar kundër Bregoviçit (Video)

Mbrëmjen e djeshme qytetarët korçarë kanë dalë në protestë kundër këngëtarit serb Goran Bregoviç. Joq ka publikuar një video duke marshuar në rrugët e Korçës duke sharë këngëtarin. Mbrëmjen e sotme Bregoviç pritet të këndojë në Festën e birrës që zhvillohet në këtë qytet.

Ardhja e tij ka ngjallur shumë polemika nga qytetarët shqiptarë. Bashkia e Korçës nuk ka patur asnjë reagim në lidhje me frustrimin e qytetarëve korçarë mbi këtë ngjarje. Bileta për të dëgjuar Bregoviç do të kushtojë 10 mijë lekë të vjetra.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT