“Talebanët” e Dhërmiut!

Një turiste e huaj pyeti:
-“Are they afghans?”.
-“No albanian gypsies”.
Kjo është pamja që ofron Dhërmiu në Drymades, në kulmin e sezonit turistik. Hapësira publike ndërmjet resorteve Morina Palace dhe Drymades Inn tregon mjerim getosh braziliane.
Plehrat, shkatërrimi, ndërtimi pa asnjë ngopje dhe kriter, e kanë kthyer Dhërmiun si Kandahar, por jo me afganë që ikin nga talebanët.
Janë turistët shqiptarë, të huaj dhe kosovarë që dynden në këtë vend të shkatërruar nga talebanizmi vendas.








