“Merrini! Na shpëtoni vajzat!”/ Ja si gratë afgane dorëzojnë foshnjet te ushtarët amerikanë (VIDEO)

Raprezaljet e talebanëve në qytetin e Kabulit kanë dyndur edhe më shumë civilë afganë drejt aeroportit të kryeqytetit afgan, në përpjekje për të gjetur shpëtim.
Të shtunën, mediat ndërkombëtare raportuan se pati me mijëra qytetarë afganë, kryesisht gra që u shtynë me njëra-tjetrën për të hyrë brenda rrethimit të mbajtur nga ushtria amerikane në aeroport.
Sky Neës thotë se tragjedia që po luhet në këto ditë në aeroport, të shtunën mori përmasa edhe më dramatike, me gratë afgane që u luteshin ushtarëve amerikanë dhe dorëzonin përmes telave me gjemba vajzat e tyre të mitura.
“Merrni, na shpëtoni vajzat!”, ishin thirrjet e grave afgane, që në pamundësi për t’u larguar vetë kërkojnë që amerikanët të paktën t’u shpëtojnë vajzat, që janë më të kërcënuarat nga regjimi i talibanëve.
Për shkak të dyndjeve të shkaktuara në rrugët hyrëse të aeroportit, raportohet se të paktën 7 gra kanë gjetur vdekjen si pasojë e shtypjes nga turma.
Ditët e fundit pamjet që vijnë nga aeroporti i Kabulit në Afganistan po prekin zemrat e të gjithë qytetarëve në të gjithë botën. Në një video që po qarkullon në gjithë rrjetin shihet sesi nënat afgane përpiqen të shpëtojnë foshnjat e tyre nga duart e talebanëve ndërsa janë ushtarët amerikanë ata që i marrin foshnjat përmes kangjellave.
Këto janë fotot që janë shkrepur në Kabul teksa të gjithë gratë afgane janë mbledhur në aeroport. Ushtarët amerikanë iu kanë ardhur në ndihmë fëmijëve të cilët presin së bashku me nënat e tyre me shpresë se një avion do t’i marrë drejt një shtëpie më të ngrohtë. Siç shihet edhe nga fotot, ushtarët kanë marrë në krahë foshnjat e porsalindura e ndërsa iu japin ujë për të pirë fëmijëve të tjerë.
Afganët e dëshpëruar janë shtypur për vdekje në aeroportin e Kabulit, në përpjekje për të lënë vendin. Ndërsa mijëra vendas u përpoqën të nxitonin për t’u larguar, të paktën 4 gra u shtypën për vdekje.