​Dogana e Kosovës: ‘Përmbytet’ Kosova, është rritur importi i mallrave nga Serbia

Dogana e Kosovës thotë se ka mbledhur deri tani 819 milionë euro ose mbi 30% më shumë se në vitin 2020. Përkundër masave shtrënguese për parandalimin e përhapjes së COVID-19 nga Qeveria, Dogana parashikon të mbledhë 1.3 miliard deri në fund të vitit.

Zëdhënësi i Doganës Adriatik Stavileci, është shprehur se në periudhën janar-gusht 2021 kanë mbledhur rreth 200 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2020.

“Për momentin që po flasim, ne kemi mbledhë 819 milionë euro, ku në krahasim me vitin e kaluar kur kishim të njëjtën periudhë kanë qenë 621 milionë euro ose 31 përqind më shumë. Por, viti 2020 ka qenë vit i pandemisë dhe krahasimi nuk mund të jetë edhe aq real kur ekonomia ka qenë e mbyllur. Mirëpo, nëse shikohet me vitin 2019, për atë periudhë, prapë jemi 15 përqind më shumë se viti 2019″, është shprehur ai.

Mirëpo, sipas Stavilecit rritje ka shënuar edhe importi i mallrave nga Serbia viteve të fundit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT