Hap pas hapi/ Zhvillimet dramatike, çfarë ndodhi në shtatë ditët që tronditën Afganistanin

Ka kaluar një javë që kur talebanët morën plotësisht nën kontroll Afganistanin, duke shembur investimin 20 vjeçar të Perëndimit “për eksportimin e demokracisë”, që kushtoi miliarda dollarë.

Por çfarë ka ndodhur gjatë kësaj jave, e cila rezultoi dramatike për botën, e në veçanti për afganët.

Më poshtë do gjeni një përmbledhje të shkurtër:

Të dielën

-Talibanët marrin kontrollin e kryeqytetit, Kabulit, si dhe futen në pallatin presidencial.

-Presidenti Ashraf Ghani largohet nga vendi, duke thënë se ai donte “të parandalonte gjakderdhjen”

Të hënën

-Skena paniku në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit, ndërsa mijëra persona përpiqen dëshpërimisht të largohen

-Gratë mbyllen në shtëpi, ndërsa në vend mbizotëron frika dhe pasiguria.

-Presidenti amerikan Joe Biden “shkurton” pushimet e tij dhe mbron vendimin për të tërhequr trupat e ushtrisë amerikane nga Afganistani, pavarësisht krizës së sapo krijuar.

E martë

-Disa udhëheqës talebanë mbërrijnë në Afganistan nga Katari, aty ku zhvillonin aktivitetin e tyre.

-Militantët mbajnë konferencën e tyre të parë për shtyp që nga marrja e kontrollit, duke premtuar liri për gratë dhe mediat “brenda kornizës së ligjit islamik”.

E mërkurë

-Presidenti Ghani zbulon se është strehuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai mohon të jetë arratisur me 169 milionë dollarë.

-Dëshmitarët thonë se militantët vranë tre protestues dhe plagosën disa të tjerë në protestat anti-talebane në Jalalabad

-Presidenti Biden thotë se “kaosi ishte i pashmangshëm” dhe se trupat amerikane mund të qëndrojnë në Afganistan përtej datës së planifikuar të tërheqjes më 31 gusht, për të ndihmuar evakuimin e amerikanëve, shkruan SHQIP.

E enjte

-Protestuesit afganë festojnë Ditën e Pavarësisë duke valëvitur flamurin kombëtar afgan. Protestat udhëhiqen në disa rajone, kryesisht nga gratë.

-Pamje rrëqethëse publikohen në media. Fëmijë të vegjëlu dorëzohen ushtarëve në aeroportin e Kabulit, në një përpjekje të dëshpëruar nga prindërit e tyre, për t’i çuar ata në një ambient të sigurt.

E premte

-Një raport i inteligjencës thotë se talebanët po shkojnë derë më derë për të gjetur njerëzit që kanë punuar për forcat e NATO-s ose qeverinë e mëparshme afgane, dhe kërcënojnë anëtarët e familjeve së tyre.

-Luftëtarët talebanë në kërkim të një gazetari që punon për transmetuesin gjerman Deutsche Welle (DW), qëlluan për vdekje një nga të afërmit e tij të ngushtë.

-Shtatë persona janë vrarë në një sulm ndaj ministrisë afgane të informacionit në Kabul. Talibanët thonë se nuk qëndrojnë prapa sulmit.

E shtunë

-SHBA thotë se është e shqetësuar për sulmet e mundshme nga grupi i Shtetit Islamik (IS).

-Qeveritë e huaja u thonë qytetarëve të tyre që të qëndrojnë larg aeroportit për shkak të kaosit, nëse nuk u thuhet të shkojnë atje për një fluturim.

E diel

-Shtatë persona humbin jetë. Ata dyshohet se u shtypen nga turma kaotike në aeroportin e Kabulit.

-Zyrtarët e BE dhe Britanisë së Madhe thonë se do të jetë e pamundur të evakuohen të gjithë deri në fund të muajit. /BBC -Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT