Nuk bën pjesë te “Monumentet e mbrojtura”, kjo është Pema e Piperit në Sarandë e mbjellë nga Naim Frashëri 145 vite më parë

Rreth 145 vite më parë, në zemër të Sarandës, poet ii madh Naim Frashëri mbolli një pemë piperi, e cila vazhdon të lulëzojë edhe në ditët e sotme.

Kjo pemë nuk është monument në mbrojtje dhe mungojnë tabelat informuese për ta identifikuar, por janë banorët e zonës ata që e dinë historinë e pemës dhe iu tregojnë vizitorëve për historinë e saj.

Sipas historikut të pemës që ka kaluar “gojë më gojë”, pema u mboll nga Naim Frashëri në kohën kur poeti punonte si doganier në Sarandë në vitet 1874-1876.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT