Bregoviç këndon në Korçë, qytetarët nismë të veçantë për bashkim kombëtar (FOTOLAJM)

Në natën që në Korçë këndon Goran Bregoviç, aktivistët qytetarë kanë ndërmarrë në rrugët e qytetit një nismë të pazakontë.

Në rrugën kryesore, pranë teatrit të qytetit të Korçës u vendos një tavolinë dhe pankarta që ftonin qytetarët të firmosnin një peticione të veçantë.

Peticioni kërkon nga organet vendimmarrëse të shtetit shqiptar që të realizojnë një referendum për bashkimin kombëtar.

Sot në mbrëmje është nata e fundit e festivalit të Birrës në Korçë, ku do të këndojë edhe këngëtari serbo-kroat Goran Bregoviç, prania e të cilit prej ditësh ka ngjallur shumë debate në vend.

Këngëtari pritet që të performojë rreth orës 22:00 në skenë në terminalin e ri të autobusëve, ndërkohë që vazhdon shitja e biletave për koncertin e Goran Bregoviç. Është hera e parë që në festën e Birrës në Korcë, një natë ofrohet me bileta për të gjithë pjesëmarrësit.

FOTOLAJM / Bregoviç këndon në Korçë, qytetarët

FOTOLAJM / Bregoviç këndon në Korçë, qytetarët

Back to top button
LAJMET E FUNDIT