Vrasja e 18 vjeçares që tronditi shqiptarët/ Gazetari Milaim Zeka apelon: Vjosa e Albulena, duhen spastrime radikale në në drejtësi

Gazetari i njohur Milaim Zeka ka reaguar lidhur me vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj, ku shprehet se duhen bërë spastrime radikale në prokurori dhe polici.

Postimi i Milaim Zekës:

Albulena Haxhiu duhet me spastru prokurorine

Vrasja ne Ferizaj, nuk do coment. Mashkulli shqipetar rritet dhe edukohet me gjenin e nje vrastari. Kur ai degjon shprehjet se “burri nuk qane”, se “gruaja eshte per kuzhine dhe lavatriçe”, kur degjon nga prinderit qe i thone djalit se “motra i bene punet e shtepise, ti rri me kembe te kthyera nga tv”, pse te mos vras nje femer.

Ai qe vret nje femer tjeter, nuk e ka problem qe ta vrase edhe motren e vet, ama ajo ia ka leshu rrugen, ngase nena e ka paralajmeru se vellai eshte bere per Shtime, ose hajmali.

Pertej vrasjes, deklarata e Kryeprokurorit te Ferizajt me ka tmerruar pa mase, ku ai vet deklaroi sot se i dyshuari ishte i dyshuar “edhe per vrasje”.

Ne anen tjeter, as Presidentja, as Albulena Haxhiu, ministre e drejtesise, nuk sherojne plage me deklarata, po me spastrime radikale ne prokurori. E njejta gje duhet bere ne polici. Perndryshe keshtu do te vazhdojme…!!!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT