Video prekëse nga “ferri” në Afganistan, ushtari amerikan u jep nga një pikë ujë fëmijëve të etur (Video)

Një video e një ushtari amerikan që u jep ujë fëmijëve afganë është bërë virale në rrjet. Përmes kësaj videoje shihet qartë kujdesi që ata po tregojnë në këto ditë të vështira pas rënies katastrofike të Kabulit rreth një javë më parë.

Megjithatë, sipas mediave të huaja, nuk dihet shumë për videon ose kur është filmuar saktësisht.

“Kush është ky ushtar amerikan në aeroportin e Kabulit në Afganistan? Ai sapo fitoi famën në internet”, shkroi aktori Daniel Neëman në Tëitter.

Kujtojmë se talebanët nuk do të lejojnë evakuimin e forcave pas datës 31 gusht. Data 31 gusht është “vija e kuqe”, është shprehur Suhail Shaheen zëdhënës i talebanëve.

Në një intervistë ai tha se nëse kërkohet që kjo datë të shtyhet përgjigja është “jo” dhe se do të ketë pasoja.

Edhe pse talebanët kanë ardhur me këtë paralajmërim asnjë qeveri apo zyrtar amerikan nuk i ishte drejtuar talebanëve për të zgjatur afatin.

Presidenti i SHBA, Joe Biden është shprehur se do të jenë tërhequr trupat amerikanë brenda asaj date. Ndërsa Boris Johnson donte të përdorte një takim urgjent të G7, ku do t’i kërkonte Bidenit që të zgjaste kohën e evakuimit që më shumë qytetarë afganë të mundin të ikinin nga Afganistani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT