Rritja e frikshme e rasteve me COVID/ SHBA fut Shqipërinë në zonë të “rrezikshme”

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka futur Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik për udhëtime për shkak të pandemisë pas rritjes së vrullshme të rasteve.

Në njoftimin e saj DASH ka vendosur Shqipërinë me ngjyrë portokalli. Sot patëm një rritje të frikshme të infektimeve sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit u raportuan 800 raste të reja duke bërë shifrën më të lartë që prej datës 8 mars.

Departamenti i Shtetit thotë se qytetarët duhet të bëjnë kujdes në fshatin Lazarat për shkak të shqetësimit për situatën e sigurisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT