LAJMI I FUNDIT/ Rama “përcjell” ministrat, zbulon se kur do të shpallet qeveria e re

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se emrat e qeverisë së re do të bëhen të ditur javën e ardhshme.

Në një takim përmbyllës për mandatin e dytë me kabinetin e tij, kreu i qeverisë, paralajmëroi se qeveria e re do të ketë shumë emra të rinj.

“Qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme dhe ju do të vijoni të gjithë punën deri në minutën e kalimit të detyrës. Fatmirësisht kemi një skuadër kampione, ku ka shumë zgjedhje për çdo rol, dhe kampionati katërvjeçar kërkon jo vetëm një formacion të mirë, një kryesi të mirë të grupit parlamentar, por edhe një stol të gjatë rezervash, për të pasur mundësi energjizimi të skuadrës. Mirënjohje për të gjithë ju për kontributin që dhatë në qeveri. Ishte një nder për të gjithë ne, pavarësisht nëse do të jeni apo jo të gjithë të pranishëm në mbledhjen e parë të qeverisë së re”, tha Rama.

Siç duket shumë nga ministrat aktualë nuk do jenë më pjesë e qeverisë./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT