Djali i vdiq pas shembjes së ndërtesës/ Babai i Aronit 4 vjecar: Duam të sjellim trupin në Shqipëri, kërkojmë drejtësi

Genci Tila babai i Aronit 4-vjeçar i cili humbi jetën ditën e djeshme në Torino është larguar ditën e sotme nga spitali.

40-vjeçari shqiptar ka kërkuar drejtësi pasi kishin pak ditë që kishin shkuar në Torino për të vazhduar një jetë të re dhe më të mirë.

Qemal Çupi kushëriri i gruas së shqiptarit tha se ata kishin ardhur nga Napoli në Torino për një jetë të mirë

Sapo mbërritën nga udhëtimi i gjatë, familja Tila kishte vendosur që të pesë ata të mos mund të qëndronin në atë papafingo të rrugës Bramafame.

Kjo pasi banesa ishte shumë e vogël dhe shumë gjëra nuk funksiononin ashtu siç duhet dhe ata kishin nisur kërkimet për gjetjen e një banese të re.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT