GATI Aeroporti i Sarandës me investim 34 milion euro, MIE publikon draft-kontratën: Koncesionari paguan 2% e të ardhurave bruto

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka zbuluar draft -kontratën për ofertën e Aeroportit të Sarandës.
Bazuar në dokumentet zyrtare, projekti i planifikuar do të zbatohet në zonën e Rrafshit Vurgu, 6 km larg nga Saranda dhe në një lartësi prej 20 metrash mbi nivelin e detit. Projekti ka një vlerë minimale prej 34 milion Euro (pa TVSH) dhe një kohëzgjatje të kontratës prej 35 vjetësh.
Sipas projekt -kontratës, ofertuesi fitues do t’i paguajë Autoritetit Kontraktues kompensim monetar për transferimin e të drejtave të Projektit në formën e një pagese vjetore të barabartë me dy përqind (2%) të të ardhurave bruto vjetore, duke filluar nga data e veprimit.
“Koncesionari do t’i paguajë Autoritetit Kontraktues një kompensim monetar për kalimin e të drejtave të Projektit në formën e një tarife koncesionare vjetore të barabartë me dy përqind (2%) të të Ardhurave Bruto vjetore, duke filluar nga Data e Operimit (“Tarifa Koncesionare”). Tarifa Koncesionare paguhet nga Koncesionari brenda datës 15 maj të vitit pasardhës për çdo vit, në përputhje me rregullat e caktuara nga ministria përgjegjëse për financat për arkëtimin e të ardhurave për llogari të buxhetit të Shtetit Shqiptar” thuhet në dokument.
Aeroporti i Sarandes by Newsbomb Albania on Scribd