“Ballkani i Hapur”, Rama: Ka shumë tym e zjarr të ndezur, por do vazhdojmë punën, pavarësisht mosdakordësisë me qeverinë e Kosovës

Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp nuk la pa përmendur edhe nismën “Ballkani i Hapur”, duke thënë se nuk e shqetësojnë aspak polemikat dhe akuzat.
Rama u shpreh se ka shum tym e zjarr të ndezur, por qeveria e re do të vazhdojë punën, pavarësisht mosdakordësisë me qeverinë e Kosovës.
“Kjo qeveri e mbyll mandatin me realizimin e të gjitha kushteve dhe stërkushteve për integrimin dhe me hapjen e një kapitulli të ri, si nismëtare e “Ballkanit të Hapur”. Polemika për Ballkanin e Hapur dhe akuzat e hatashme ndaj qeverisë dhe ndaj meje, nuk më shqetësojnë fare dhe nuk duhet të na shqetësojnë aspak në mandatin e tretë.
Ka shumë tym e zjarr të ndezur, por qeveria e re do të vazhdojë përpara edhe në këtë drejtim, pa humbur asnjë ditë të vetme. Kam besim se me qeverinë e Kosovës do bëjmë plot punë të mira, pavarësisht mosdakordësisë me “Ballkanin e Hapur””, deklaroi Rama.